Rama publikon pamje të rralla me dëborë nga Gjirokastra

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një pamje të veçantë nga Gjirokastra, ku qyteti shfaqet i mbuluar nga dëbora, ndonëse jemi në fund të muajit mars.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar ndjekësit e tij për fundjavën, duke e shoqëruar mesazhin me këtë panoramë të rrallë dimërore.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të rrallë të Gjirokastrës me dëborë në këtë fund mars, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme