Rama: Samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Tiranë, ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë.
Nga Ankaraja, ku u zhvillua Samiti i NATOS këtë vit, Rama iu përgjigj zërave që vinin në dyshim zhvillimin e samitit në vendin tonë.
“Po si thanë nuk do bëhet Samiti në Shqipëri?! Por ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët me Shqipërinë, tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën, kështu që Samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha Rama.
Mbajtja e Samitit të ardhshëm në Shqipëri u konfirmua edhe nga kreu i NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se vendimi është marrë tashmë, por se ende nuk është përcaktuar koha se kur do të zhvillohet.
“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




