Rama: Ura e Mesit mbi lumin Kir, destinacion i veçantë për vizitorët

Ura e Mesit në Shkodër tshamë e restauruar është kthyer tashmë si një ndër destinacionet e veçanta për vizitorët e turistët vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në rrjetin social Facebook, ndërsa shkruan ky destinacion pret vizitorë e turistë.
“Dhe nga Ura e Mesit, një perlë e arkitekturës osmane, mbi lumin Kir, që tanimë pas një restaurimi të thellë me financim të qeverisë, shkëlqen si një ndër destinacionet e veçanta për vizitorët e turistët gjithnjë e më të shumtë të Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
E ndodhur 8 km larg Shkodrës mbi lumin Kir, ura iu nënshtrua rehabilitimit pak kohë më parë me një investim nga qeveria shqiptare dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvilimit.
Me gjatësi 108 metra, për ndërtimin e urës janë përdorur janë përdorur gurë dhe pllaka guri.
Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj dhe me shkëmbinj dhe ujin e pastër.
Kjo urë mbetet një dëshmi e rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




