Ramon Kalderon: Bajerni gjithmonë i vështirë për tu eliminuar

Spanjë | 3 vite më parë

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Kalderon, ka dhënë një intervistë për mediat gjermane ku ka komentuar takimin e sotëm si dhe lidhjet e forta mes dy klubeve.

“Sigurisht Bajern-Real është një ndeshje e madhe. Ata janë rivalët tanë të mëdhenj pasi gjithmonë kanë qenë të vështirë për t’i eliminuar. Për momentin nuk gëzojnë formë të mirë, por mendoj se do të jetë e vështirë që të ndeshemi me një ekip me kaq shumë traditë”, tha Ramon Kalderon.

Sa i përket situatës në kampin spanjoll, ish-numri një i Realit komentoi me nota pozitive. “Reali është një ekip shumë i mirë pasi ka bashkuar eksperiencën me talentet e reja. Ata janë të binudr se mund të fitojnë titullin e 15-të në Ligën e Kampioneve”, u përgjigj Kalderon.

Në fund Kalderon u pyet se me cilin prej drejtuesve të Bajernit ndër vite kishte ndërtuar marrëdhënie të mira. “Uli Hënesin nuk e njoh mirë dhe nuk mund të them shumë. Me Rumenigen kam tjetër lidhje pasi e njoh dhe kam respekt për mënyrën se si ka menaxhuar ekipin gjithashtu e pëlqeja edhe si futbollist. Ndërsa lidhjen më të fortë e kisha me Franc Bekenbauerin, i cili ka qenë një lojtar i madh, por edhe një president fantastik. Shpesh herë jemi takuar edhe në shtëpinë e tij që kishte në malet e Bavarisë ku kalonim kohë duke bërë ski”, tha Kalderon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme