Raporti i DASH/ Zogaj: A do e lejojë Shqipëria pastrimin e parave? Apo do ketë një goditje ndaj fenomenit

Në emisionin “Trialog” në RTSH1, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti politik Preç Zogaj komentoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), duke e cilësuar si një dokument realist dhe paralajmërues për Shqipërinë.
Zogaj theksoi se fenomeni i pastrimit të parave është tashmë në fokusin e SHBA-së, duke përmendur praninë e DEA-s në vend dhe orientimin e ri të DASH për hetimet penale.
Ai rikujtoi vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Departamentin e Shtetit, ku sipas tij u konfirmua se SHBA dhe SPAK do të intensifikojnë luftën jo vetëm kundër korrupsionit, por edhe ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Zogaj ngriti një pyetje të fortë në studio se “A do lejojë Shqipëria që të legalizohet pastrimi i parave?”
Ai paralajmëroi se, “paratë e pista jo vetëm që dëmtojnë ekonominë dhe konkurrencën e ndershme, por krijojnë edhe bërthama kriminaliteti që rrezikojnë stabilitetin e vendit në çdo kohë.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




