Raporti, rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Botë | 2 muaj më parë

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbeten të burgosur në qendrat e paraburgimit izraelite, sipas një raporti të ri të Qendrës Palestineze për Avokimin e të Burgosurve.

“Në fillim të muajit gusht 2026, rreth 370 fëmijë palestinezë po mbaheshin në burgjet izraelite, shumica prej tyre në burgjet Megiddo dhe Ofer, ndër më shumë se 9.400 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Palestineze për Avokimin e të Burgosurve”, thuhet në raport.

Raporti thekson se paraburgimi i fëmijëve palestinezë në burgjet izraelite nuk është më një rast i jashtëzakonshëm apo i izoluar. “Ai është kthyer në një tipar të përsëritur të fushatave izraelite të arrestimeve në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Jeruzalem”, nënvizon raporti.

Sipas të dhënave, 276 fëmijë janë arrestuar nga forcat izraelite gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Raporti vë në dukje gjithashtu se Izraeli vazhdon të përdorë paraburgimin administrativ pa akuzë dhe pa gjyq.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme