Raportimi i KLSH për 2024 në Kuvend, Shehu: Mangësi në menaxhimin e fondeve publike dhe shkelje në prokurime  

Politikë | 12 muaj më parë

Gjatë raportimit të raportit vjetor për vitin 2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit ,kryetari i këtij institucioni  Arben Shehu, tha se auditimet kanë zbuluar një sërë problematikash në menaxhimin financiar të institucioneve publike.

Sipas Shehut, gjatë vitit 2024 janë kryer 159 auditime në të gjitha nivelet e qeverisjes, ku janë identifikuar shkelje të kuadrit ligjor dhe rregullator në prokurime, raportim fiskal dhe zbatimin e kontratave publike.

“Janë evidentuar mangësi në disiplinën financiare, në vlerësimin e projekteve dhe në përdorimin jo reflektiv të fondeve. Problematikat në prokurime përfshijnë planifikim jo të harmonizuar me nevojat reale dhe fondet e disponueshme, kufizim të konkurrencës dhe mungesë të kontrollit të brendshëm,” – u shpreh Shehu.

Kreu i KLSH-së vuri në dukje se në sektorin e shëndetësisë, auditimet kanë zbuluar mangësi në administrimin e pajisjeve dhe personelit mjekësor, duke krijuar varësi nga shërbimet e jashtme dhe rritje të kostove.

“Në sektorin e shëndetësisë, auditimet evidentuan mangësi në administrimin e pajisjeve edhe personelit mjekësor duke krijuar varësi nga shërbimet e jashtme dhe rritje të kostove. Në fushën e mjedisit, menaxhimi i mbetjeve urbane dhe spitalore paraqet problematika të ndjeshme, ku mungesa e infrastrukturës së duhur dhe praktikave të sigurta rrezikon shëndetin publik dhe ndikon negativisht në mjedis”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme