Raste të shtuara të të sëmurëve me alergji dhe astmë, veçanërisht te fëmijët

Periudha e zgjatur e vjeshtës ka ndikuar tek të sëmurët alergjik. Për mjeken alergologe Olta Duda kjo situatë ka sjellë rritje të rasteve veçanërisht tek të sëmurët astmatik.
“Ka një rritje të frekuencës sidomos 2 javëshin e fundit. Kemi pasur një zgjatje të sezonit polenik te sezonit të vjeshtës dhe një pjesë e madhe e pacientëve kanë pësuar rëndim për shkak të kohës”, u shpreh mjekja alergologe, Olta Duda.
Duda tregon se më të prekurit mbeten moshat pediatrike. Ajrimi, aktiviteti fizik dhe mirë ushqyerja mbeten këshillat bazë që bluzat e bardha japin drejt popullatës. E po ashtu vaksinimin ndaj gripit si mundësia e parandalimit dhe përballimit të virozave stinore.
Gazetare: Gazetare: M. Gjoni
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




