Real Madrid dhe PSG në garë për Upamecano, francezi rrit kërkesat e rinovimit me Bayern

Mbrojtësi francez i Bayern, Dayot Upamecano, është në planet e dy prej klubeve më të mëdha europiane, Real Madrid dhe PSG. Bavarezët ndërkohë synojnë rinovimin, por kanë hasur në pretendime të larta financiare nga futbollisti.
Upamecano, sipas mediave gjermane, ka kërkuar një bonus prej 20 milionë eurosh që të rinovojë kontratën. Duke parë që kontrata aktuale e francezit skadon verën e ardhshme, Real Madrid dhe PSG kanë hyrë në garë seriozisht, me spanjollët që duken në avantazh.

Në kampin e Bayern janë optimistë se mbrojtësi do të qëndrojë në “Allianz Arena” dhe se mes palëve do të ketë një marrëveshje, pavarësisht bonusit të kërkuar nga Upamecano. Sigurisht që Real Madrid dhe PSG janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të titullarit të Bayern, që po e shfrytëzon këtë situatë për të përfituar sa më shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




