“Real Madrid TV” nuk ndal sulmet ndaj arbitrave

Edhe pse në vigjilje të finales së Kupës së Spanjën arbitrat kishin kërcënuar me gjyq nëse “Real Madrid TV” do të vazhdonte me publikimet e pamjeve të gabimeve të tyre asgjë nuk ka ndryshuar.
Ditë e sotme Real Madrid TV ka publikuar një përmbledhje të gabimeve të Jesús Gil Manzano. Kryesorit në fjalë i është besuar ndeshja mes Realit dhe Selta Vigos e vlefshme për javën e 34-rt të La Ligës.
“Ky është Jesús Gil Manzano, protagonisti i skandalit më të madh të kohëve të fundit dhe tani do të gjykojë ndeshjen Real Madrid-Selta de Vigo”, ishin titrat që shoqëronin planet e kryesorit, i cili duket se paragjykohet në Madrid.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




