Reali do të prezantojë Xabi Alonson më 26 maj, kontratë 3-vjeçare

Futboll Bota | 1 vit më parë

Fillimi i epokës së Xabi Alonso po afrohet gjithnjë e më shumë për Real Madridin, me ish-trajnerin e Bayer Leverkusen që do të zëvendësojë Carlo Ancelottin si trajner i Merengues. Njoftimi, siç raporton portali spanjoll Marca, duhet të arrijë më 26 maj.

Spanjolli pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare dhe më pas menjëherë t’i hyjë punës duke u përgatitur për Kupën e Botës për Klube. Ndeshja e parë e Realit është caktuar për më 18 qershor, kundër Al-Hilal.

Në stafin e tij do të bëjnë pjesë Sebas Parrilla, Alberto Encinas, Ismael Camenforte Lopez dhe mbi të gjitha Antonio Pintus. Trajneri historik atletik në fakt duhet të mbajë pozicionin e tij, pavarësisht disa thashethemeve që kanë qarkulluar javët e fundit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme