Reali gjen pasardhësin e Ancelottit në Itali

Futboll Bota | 2 vite më parë

Reali i Madridit duket se e ka gjetur në Itali trajnerin e ri, sigurisht në rast se Ancelotti largohet nga skuadra në fund të sezonit.

Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez ka zgjedhur një emër surprizë, nëse do të jetë i detyruar që të bëjë ndryshime në stol.

Cesc Fabregas është i përzgjedhuri i drejtuesve madrilenë për të marrë drejtimin e skuadrës nëse Ancelotti vendos të largohet. Fabregas, po bën shumë mirë në krye të Comos në Serinë A, në eksperiencën e tij të parë në krye të një skuadre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme