Reali, Xabi Alonso: Kujdes nga Juve, janë të rrezikshëm dhe të zemëruar

UEFA Champions League | 1 vit më parë

Në prag të ndeshjes së madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit, Xabi Alonso foli në një konferencë për shtyp, duke paralajmëruar lojtarët e tij përpara ndeshjes kundër djemve të Tudorit. “Juventusi është një ekip i shkëlqyer. Kjo ndeshje është një klasike evropiane”, shpjegoi trajneri i Blancos.

“Juventusi është një nga ekipet që e bëri futbollin evropian të madh. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse ekipet italiane janë të rrezikshme dhe Juventusi do të jetë i zemëruar”, shtoi ai.

“Nuk duhet ta harrojmë historinë e Juventusit. Yildiz është rritur jashtëzakonisht shumë, e njoh që nga koha e tij te Bayern”. “Juventusi ndryshoi pak në ndeshjen e fundit, por Como luajti një ndeshje të shkëlqyer falë përgatitjes së Fabregasit”, vazhdoi Xabi Alonso.

“Juventusi është një ekip shumë i fortë. Ata gjithashtu kanë lojtarë që dinë ta luajnë mirë topin dhe, mbi të gjitha, janë të aftë të prishin ekuilibrin e lojës”, shtoi ai. “Duhet të punojmë për ta kthyer ndeshjen në favorin tonë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme