Reforma Territoriale, banorët e Dimalit në protestë: Mos e prekni qytetin e lashtë, nuk do ta lejojmë!

Aktualitet | 2 muaj më parë

Reforma Territoriale, që fshin nga harta e bashkive Bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot në shesh për të protestuar banorët e tij.

Të organizuar në pedonalen e qytetit dhe me pankarta në duar, banorët e Dimalit kanë kërkuar që qeveria të mos e prekë këtë bashki.

Qytetarët kanë deklaruar se kjo bashki është vendi ku ata duan të rrisin fëmijët e tyre, është bashkia me prodhimin më të madh bujqësor në vend.

Ata kanë kërkuar njëzëri që kjo bashki të mos preket nga Reforma Territoriale, jo vetëm për shtrirjen e saj të gjerë dhe numrin e popullsisë, por edhe për vetë antikitetin dhe vlerat historike që mbart.

Sipas qytetarëve, bashkimi i saj me Beratin ua vështirëson jetën dhe ekonominë, sidomos fermerëve të Njësive Administrative: Kutalli, Cukalat, Poshnje etj.

Qytetarët e Dimalit kanë firmosur të gjithë në radhë edhe një peticion kundër kësaj reforme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme