Reforma Territoriale, PS depoziton draftin në Kuvend, propozon 46 bashki në vend të 61

Aktualitet | 3 muaj më parë

Shumica qeverisëse ka hedhur hapin e parë drejt një reforme të re administrativo-territoriale.

Deputetët e Partisë Socialiste, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar në Kuvend draftin që parashikon riorganizimin e pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Sipas propozimit, 28 bashki do të konsolidohen në 13 bashki të reja. Bashkitë që preken nga riorganizimi janë:

Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë

Klos + Mat → Bashkia Mat

Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë

Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat

Patos + Fier → Bashkia Fier

Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë

Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë

Maliq + Korçë → Bashkia Korçë

Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet

Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë

Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër

Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan

Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Në draft është parashikuar që bashkitë kufitare dhe ato me rëndësi strategjike, si Tropoja, Hasi, Kukësi, Bulqiza, Pusteci, Dropulli, Konispoli etj., të mos preken, pavarësisht madhësisë së popullsisë apo kapaciteteve buxhetore, për shkak të pozicionit gjeografik, interesit kombëtar dhe nevojës për garantimin e pranisë së institucioneve në zonat kufitare.

Drafti parashikon gjithashtu një model të ri organizimi vendor. Bashkia do të mbetet e vetmja njësi e vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet të vetëm.

Risia e reformës është krijimi i nivelit të ri “Qyteti”, duke zëvendësuar skemën aktuale “Bashki – Njësi Administrative” me modelin “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”.

Sipas propozimit, qyteti do të ketë rol më të madh në planifikimin, përfaqësimin dhe organizimin e shërbimeve, ndërsa do të drejtohet në aspektin administrativ nga një nënkryetar.

Nëse miratohet, harta e re administrative do të ketë 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të përfshijnë më shumë se një qytet.

 PD, në anën tjetër, është kundër reduktimit të bashkive. Propozimi i saj parashikon rritjen e numrit të bashkive në 90-110, si edhe rikthimin e komunave në një model të ri. Megjithate ende nuk a njw document zyrtar tw   per propozimete  e tyre .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme