Refuzoi takimin në Moskë, Kremlini-Zelenskyt: Putin e ftoi për t’u takuar, jo për t’u dorëzuar

Pas ftesës së bërë nga presidenti rus Vladimir Putin ndaj homologut të tij ukrainas për një takim mes tyre në Moskë dhe refuzimit të vendtakimit nga ana e Volodymyr Zelenskyt, Kremlini vijon të këmbëngulë se ftesa është bërë për të biseduar dhe për të prodhuar një rezultat dhe jo për t’u dorëzuar.
“Putini e ka ftuar Vladimir Zelenskyn në Moskë për të folur, jo për t’u dorëzuar”, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndërsa përparimi drejt zgjidhjes së konfliktit vazhdon, Peskov thekson se është shumë herët për të parashikuar një rezultat: “Putin tha se ka dritë në fund të tunelit“, shtoi ai.
Rusia, vuri në dukje ai, është e gatshme të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë me mjete paqësore, por nëse kjo rezulton e pamundur, operacioni ushtarak special do të vazhdojë.
Ky koment vjen pasi Zelensky deklaroi se takimi me Putin është i nevojshëm por se nuk mund të zhvillohet në Moskë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




