Regjistrimet tek ”Prenkë Jakova”, i njëjti trend që prej 4-5 vitesh, dega kornos e mbyllur

Muzikë | 1 vit më parë

Shkolla artistike “Prenkë Jakova” vijon të ruajë të njëjtin trend regjistrimesh. Degët më te kërkuara janë artet figurative dhe muzika me rreth 30 nxënës. Në total shkolla ka 200 nxënës tha drejtori Anton Kaftalli.

“Në këto vitet e fundit tek ne janë afërsisht rreth 200 nxënës, dhe artet figurative shumë i preferuar. Kemi klasa me fëmijë të talentuar dhe jo të mbipopulluar“, u shpreh Kaftalli.

Ulja e numrit të nxënësve në mbarë vendin, vit pas viti ka pasur ndikim edhe për shkollën artistike ku një prej degëve u mbyll.

“Dega e kornos u mbyll sepse nuk kishte kërkesa për këtë instrument dhe është një fazë kritike jo vetëm për Shkodrën por në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Shkolla artistike “Prenke Jakova” vijon të jetë burim i vazhdueshëm i nxjerrjes së artistëve. Duke qenë faktor i rëndësishëm i mbajtjes gjallë dhe trashëgimisë artistike.

Gazetar: M. Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme