Rehabilitohet aksi që lidh Dukatin me Llogaranë, lehtësohet qarkullimi dhe rritet potenciali turistik. Rama: Një bukuri më vete

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë, një aks strategjik që shërben jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët, fermerët dhe bizneset lokale.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e përfunduar, duke e cilësuar këtë ndërlidhje “një bukuri më vete”. Sipas tij, rikonstruksioni i këtij segmenti është pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar aksesin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik e turistik në zonat rurale të jugut të vendit.
“Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, shkruan Rama.
Ky investim jo vetëm përmirëson sigurinë dhe komoditetin e udhëtimit, por lehtëson edhe lidhjen me tunelin e Llogorasë, duke shkurtuar kohën e aksesimit drejt rivierës së jugut. Segmenti ofron pamje të bukura natyrore dhe pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe tregtisë për banorët e zonës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



