Rekordi i Mbape, është golashënuesi më i mirë në finalet botërore

Kylian Mbappé ishte së bashku me Leo Messin protagonisti i madh i finales së Kupës së Botës në Katar. Asi i PSG-së nuk arriti të përsëriste triumfin e tij të vitit 2018, por në moshën 23-vjeçare ai vazhdon të vendosë rekorde të reja. Falë tre golave të tij kundër Argjentinës, francezi u bë lojtari i pestë në historinë e kompeticionit që shënon në dy finale, pas Pelé, Vava, Breitner dhe bashkatdhetarit Zidane. Mbappé u bë gjithashtu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një finale të Kupës së Botës (4 gola) dhe i dyti që shënoi një tripletë në finale që nga Geoff Hurst në 1966. Ndryshe nga ai, megjithatë, sulmuesi anglez ngriti Kupën e Botës.
Vetëm më i madhi i të gjitha kohërave, Messi, mund të errësojë yllin e Mbappe-së, i cili, pavarësisht se nënshkroi një tripletë, mbeti gojëthatë dhe duhej të kënaqej me Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës. Një kënaqësi e vogël për dikë që me të vërtetë ishte afër barazimit me legjendarin Pelé, i vetmi që fitoi dy Kupa Botërore para moshës 24-vjeçare.
Mbappé në Katar u bë lojtari që në moshën 24-vjeçare ka shënuar më shumë gola në një Botëror (12 kundër 7 të brazilianit) dhe tani mund të synojë rekordin e Miro Klose, golashënuesi më i mirë ndonjëherë në Kupën e Botës në kuotën e 16 golave. Një rekord i cili rrezikon të shembet në vetëm 4 vite, në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



