Rektori Fatbardh Sallaku: UBT, një histori rilindjeje dhe suksesi në arsimin shqiptar

Aktualitet | 12 muaj më parë

Në Konferencën Ndërkombëtare mbi Bujqësinë, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), prof. dr. Fatbardh Sallaku, vlerësoi rrugëtimin dhjetëvjeçar të këtij institucioni si organizator i një prej konferencave më të rëndësishme në rajon mbi shkencat e jetës dhe bujqësisë shqiptare.

Ai theksoi se universiteti ka kaluar periudha sfidash dhe transformimesh, por gjithmonë ka arritur të ringrihet më i fortë.

“Që prej 10 vitesh UBT ka pronësinë e një ndër konferencave më të rëndësishme në rajon mbi shkencat e jetës dhe bujqësisë Shqiptarë. Sot në këtë ditë të vençat, UBT feston 74 vite histori, përkushtim, dije, punë duke mbetur gjithmonë kështjella e arsimit në Shqipëri. UBT ka kaluar kohë sfidash dhe transformimesh por gjithmonë ka ditur të ngrihet më i fortë. Vitet e fundit kemi hyr në një etapë të re, në një periudhë  që mund ta quajmë e rilindjes dhe e shkëlqimit. Kemi nisur reforma të fuqishme, kemi lidhur partneritete të forta ndërkombëtare dhe kemi programe te reja mësimore kemi m 20% më shumë student të regjistruar falë programeve me Universitetin BOKU te Vjenës”, u shpreh Sallaku.

Sallaku kujtoi se ka pasur një kohë kur UBT përballej me mungesë drejtimi dhe kontrolli, por përmes përpjekjeve të vazhdueshme, institucioni ka rifituar dinjitetin dhe besimin e komunitetit akademik.

“Ka pasur një kohë kur UBT kishte humbur jo vetëm drejtimin por edhe shpirtin e akademik. Si pasoje ë mungesës së plotë të kontrollit mbi territorin, pa asnjë ide apo orientim duke e kthyer këtë hapësirë në një simbol të harresës. Ditët pas dite UBT fitoi dinjitetin, drejtimin dhe besimin e komunitetit. Sot ky institucion po shndërrohet në një kampus modern që sjell dije, dhe bashkëpunim.  UBT sot është dëshmi e qarrte se me vizion këmbëngulje dhe mbështetje çdo institucion mund të rilind”, theksoi Rektori i UBT.

Në përfundim, Sallaku u shpreh se UBT është një histori suksesi në ndërtim, ku përkushtimi ndaj dijes dhe studentëve flet më shumë se çdo perceptim i gabuar.

“UBT është një histori suksesi në ndërtim ku përkushtimi ndaj dijes dhe studentëve flet më shumë se çdo perceptim i gabuar. Kjo konferencë ndërkombëtare që zhvillohet sot është një dëshmi e këtij transformimi”, tha ia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme