“Rendi i Ri” – Një shfaqje nga regjisori Kiço Londo vjen në Teatrin Kombëtar në datat 8 dhe 9 dhjetor

Kulturë | 11 muaj më parë

“Rendi i Ri” është shfaqja e teatrit shëtitës “Çajupi” me regjisor Kiço Londo, e cila do të vijë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 8 dhe 9 dhjetor.

Tre njerëz të zakonshëm, që kanë humbur gjithçka – punën, shtëpitë, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre për shkak të krizës financiare – rrëmbejnë ish-ministren e Punës dhe drejtoreshën e bankës më të madhe të vendit, e cila është përgjegjëse për pushimet nga puna dhe sekuestrimet, me qëllimin për të ndërmjetësuar që të ndalojnë dëbimet.

Shfaqja vjen nën interpretimin e aktorëve Era Caushi, Xhoana Karaj, Aleksandër Kondi dhe Igli Fusha.

“Ne datën 8 dhe 9 dhjetor do të jemi në Teatrin Kombëtar me ‘Rendi i Ri’, me një katërshe aktorësh të rinj të mrekullueshëm që përballojnë një shfaqje të fortë, në kufij të egërsisë. Një shfaqje me shumë emocion që rritet, rritet dhe në fund të shfaqjes shkarkon një tragjizëm që të trondit dhe që të bën të mendosh e të reflektosh,” – shprehet regjisori Kiço Londo.

Shfaqja “Rendi i Ri” ka një trishtim dhe një tmerr të madh brenda saj, por ka edhe integritet, vitalitet dhe pasoja të ndërlikuara për personazhet e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme