Renditja e UEFA-s: Spanja matematikisht në vendin e dytë, Italia çon vetëm 4 skuadra në Champions

Sport | 2 vite më parë

Eliminimi i Lazios nga Europa League shënon fundin e përpjekjes së Italisë për të marrë një ekip të pestë në Ligën e Kampionëve. Fitorja e Bodo/Glimt me penallti i ka siguruar Spanjës matematikisht vendin e dytë në renditjen e UEFA-s, duke i dhënë iberikëve një vend më shumë në kompeticionin më të lartë të kontinentit.

Gjysmëfinalet e arritura nga Interi dhe Fiorentina respektivisht në Champions League dhe Conference League nuk mjaftuan për të qëndruar në vazhdën e spanjollëve që përfituan nga kalimi i turit të Barcelonës, Athletic Bilbaos dhe Real Betis, duke krijuar një hendek që është bërë i pakalueshëm për Italinë.

Përplasjet direkte që do të shohin skuadrat italiane dhe spanjolle në dy nga tre gjysmëfinalet evropiane të planifikuara për javët e ardhshme do të jenë të kota, Italia do të duhet të kënaqet me vendin e tretë për shkak të eliminimit të të gjitha skuadrave gjermane, ndërsa Gjermania do t’i kushtojë vëmendje një parakalimi të mundshëm në vendin e katërt nga Franca, ende në garë me Paris Saint Germain.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme