Rënia e euros dhe tarifat e reja të SHBA ndikojnë negativisht në tregun e bimëve medicinale në Kukës

Ekonomi | 2 vite më parë

Bimët medicinale në Kukës kanë mbetur stok. Grumbulluesit  dhe kultivuesit thonë se faktorët që kanë ndikuar janë rënia e euros si dhe tashmë tarifa prej 10% që SHBA ka vendosur për të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë sipas tyre do të sjellë ndikimin e saj.

“Ministria e Bujqësisë të marrë një vendim për përkrahjen e të gjithë fermerëve shqiptarë, me subvencione që edhe ata mos të humbin shpresën për kultivimin e bimëve dhe që të shkojnë në tregjet amerikane apo europianë e ta kenë të garantuar shitjen e bimëve”, tha sipërmarrësi Gazmend Koldashi.

Bimët medicinale në Qarkun Kukës janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë. Vitin e kaluar, prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë shitën në tregun amerikan bimë medicinale dhe aromatike me vlerë 16.5 milionë euro, nga 14 milionë euro që ishte vlera e shitjeve në vitin 2023.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme