Renta Minerare, Mirdita kërkon më shumë të ardhura – Mëlyshi: Zona me pasuri të mëdha nëntokësore, por pak përfitime për bashkinë
Si një zonë me pasuri të shumta nëntokësore, Mirdita po përfiton shumë pak nga shfrytëzimi i tyre. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, kërkon rritje të të ardhurave nga renta minerare për njësinë vendore që ai drejton.
“Po themi rastin e vitit 2026, nga renta minerare e shfrytëzimit 2025 është kthyer në Mirditë në shifrën 120 mijë lek të reja mund të shkojë mbi 50 milion euro që i vilen Mirditës në vit”, tha Mëlyshi.
Mëlyshi thotë se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e kontrollit nga institucionet përgjegjëse mbi aktivitetin real të këtyre kompanive.
“Ajo çka ndodh shpesh është fakti nuk kontrollohen sa duhen nga qeveria për mënyrën se si ato e kanë aktivitetin ekonomik të tyre”, tha ai.
Sipas legjislacionit aktual, vetëm 5% e të ardhurave nga renta minerare u kalon njësive vendore për investime lokale dhe shërbime publike. Për Mëlyshin, kjo përqindje është e pamjaftueshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




