Reshje shiu dhe erëra të forta, probleme me energjinë elektrike në Lezhë

Aktualitet | 1 vit më parë

Pas shume ditësh me diell dhe temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm në rajonin e Lezhës. Prej mbrëmjes te se enjtes, reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë qytetin dhe zonat përreth, duke shkaktuar probleme, kryesisht në furnizimin me energji elektrike.

Disa lagje të qytetit dhe zona rurale mbeten pa energji për disa ore për shkak të defekteve në rrjet, ndërsa grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e avarive dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur, ne zonat ku mungon.

Në të njëjtën kohë, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e qarkut Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë angazhuar në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.

Sipas parashikimeve, moti i keq me reshje shiu pritet të vijojë gjatë gjithë fundjavës, ndaj autoritetet janë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo problematike që mund të krijohet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme