Reshje të dendura shiu në Mirditë, dëmtohen disa ura

Reshjet e dendura të shiut gjate natës kanë shkaktuar probleme në njësinë administrative të Fanit në Mirditë. Rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar kështu fshatin.
Po ashtu raportohet edhe për dëmtim të disa urave. Grupet e emergjencave të bashkisë Mirditë ndodhen në terren për identifikimin e dëmeve dhe mundësive për ndërhyrje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






