Restaurimi i fasadave në Shkodër, 10 pallate në proces rehabilitimi
Procesi i rehabilitimi i fasadave të pallateve në Shkodër po përfshinë gjithnjë dhe më shumë zona të qytetit. Aktualisht, punimet po vijojnë në zonën e “Ura Dervishbe”, ku janë të përfshirë 10 pallate. Restaurimi ka përfunduar në tre prej tyre, ndërsa procesi vazhdon për të tjerat.
“S’ka gjë më të bukur”, u shpreh një banor.
“Kjo ndikime shumë të mira qoftë nga ana ekonomike ashtu dhe estetike”, tha një banor tjetër.
Ky projekt i Bashkisë Shkodër që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka nisur afro dy vite më parë dhe deri më tani janë restauruar fasadat e dhjetëra pallateve përgjatë zonave dhe rrugëve kryesore të qytetit.
Përveç termoizolimit të fasadave të jashtme përmes sistemit kapot, projekti përfshin edhe hidroizolimin e tarracave, me qëllim përmirësimin e kushteve të banimit dhe efikasitetit energjetik në ndërtesat ekzistuese. Ndërkohë projekti pritet të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit
Gazetar: A.Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




