Restaurimi i Kullës së Turanit, Gonxhja: Ruajmë vlerat historike për brezat e ardhshëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ecuria e punimeve për restaurimin e Kulla e Turanit, duke e cilësuar atë si një monument me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike.
Sipas ministrit, puna po vijon për restaurimin dhe konsolidimin e monumentit, i cili është pjesë e listës së objekteve në risk të Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë. Ndërhyrjet financohen nga fondi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për rastet emergjente dhe përfshijnë konsolidimin e muraturave, trajtimin e çarjeve, restaurimin e kupolës dhe çatisë, si dhe përmirësimin e mbrojtjes nga lagështira.
“Vijojnë punimet për restaurimin dhe konsolidimin e Kullës së Turanit, një monument me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike. Krahas shpëtimit dhe stabilizimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore të zonës, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e tij historike për brezat e ardhshëm”, shkruan Gonxhja.
Projekti synon jo vetëm ruajtjen dhe mbrojtjen e monumentit, por edhe rikthimin e tij në një pikë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe turizmit në zonën e Korçë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




