Restaurohet kisha 1.300- vjeçare e Shën Todrit në Arrëz të Lushnjës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë

Aktualitet | 1 vit më parë

Kisha 1.300 vjeçare në fshatin Arrëz të Lushnjës ka nisur të restaurohet. Ndërhyrja ishte urgjente për shkak se rrezikohej shembja e një prej monumenteve më të vjetra historike të Myzeqesë. Punimet po mbështeten nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore po bëhen në çatinë e kishës si dhe muret të dëmtuara nga agjentë atmosferikë ndër vite si dhe tërmetet:

Kisha e “Shën Todrit”, e cila mendohet se është e dyta më e vjetër pas manastirit të Ardenicës mbart në vetvete jo vetëm vlera historike e fetare, por edhe arkitekturore, ndaj dhe mban statusin “Monument kulture i kategorisë së pare”. Për shkak të amortizimit Ishte e mbyllur për besimtarët që prej vitit 2020. Veç godinës, drejtuesi I saj thotë se është i rëndësishëm dhe rikonstruksioni i rrugës që të çon aty:.

Afati i punimeve është pesë muaj. Ritmet e punës janë të kënaqshme dhe ajo do t’u kthehet besimtarëve ortodoksë përpara afatit.

Pas kishës në Bishqethëm kjo është kisha e dytë që restaurohet në Lushnje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme