Reuters: Dy zyrtarë të lartë iranianë u vranë gjatë sulmeve të Izraelit

Botë | 8 muaj më parë

Dy zyrtarë të lartë iranianë besohet se janë vrarë në sulmet izraelite, thanë burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

sulmet ne teheranDy burime të njohura me operacionet ushtarake të Izraelit thanë se ministri i mbrojtjes i Iranit, Amir Nasirzadeh, dhe komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour, u vranë.

SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin herët gjatë ditës së sotme.

Zyra e udhëheqësit suprem të Iranit dhe zyra presidenciale në Teheran thuhet se u shënjestruan, si dhe objekte ushtarake në të gjithë vendin. Të paktën 53 persona u vranë në një shkollë vajzash, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Ushtria izraelite deklaroi se Irani nisi sulme hakmarrëse ndaj Izraelit. Dëmet, që mendohet se janë shkaktuar nga sulmet iraniane, janë parë gjithashtu në të gjithë rajonin, përfshirë Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme