Rey Manaj shpëton Sivasspor nga humbja, 2 gola në 9 minuta!

Rey Manaj shpëton Sivasspor nga humbja… Në javën e 5-të të Trendyol 1. Lig, Sivasspor u përball me Mardin 1969 Spor në shtëpi. Duke qenë 2-0 në disavantazh në pjesën e parë, bardhekuqtë arritën të sigurojnw një barazim 2-2 falë dy golave të shënuar nga Manaj në pjesën e dytë.
Sivasspor, duke synuar fitoren e parë në ligë, tregoi një performancë joefektive, veçanërisht në pjesën e parë. Mardin 1969 Spor, mori epërsinë 1-0 në minutën e 35-të me një gol të shënuar nga Teklic, ndwrsa rriti epërsinë në 2-0 në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Rey Manaj, nw minutën e 62-të, shënoi me penallti, duke e zvogëluar diferencën. Vetëm nëntë minuta pas këtij goli, Rey Manaj doli përsëri në qendër të vëmendjes, duke gjetur portën në minutën e 71-të për ta bërë rezultatin 2-2.
Ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




