Rezarta Smaja ndan emocionet pas performancës së “Balukeprera” në Fest 64

Rezarta Smaja ka rrëfyer emocionet që përjetoi në skenën e Fest 64, gjatë një bisede me Andri Xhahun dhe Antoneta Koccin, menjëherë pas interpretimit të këngës së saj “Balukeprera”.
Këngëtarja u shpreh se emocionet e skenës janë gjithmonë pozitive për të dhe se kjo këngë ka një vend të veçantë në zemrën e saj.
“Emocioni nuk më mposht ndonjëherë, emocionet i kam gjithmonë të mira. Këtë këngë unë e quaj një këngë ëndërruese, një këngë që na çon pak mbrapa, por jo vetëm, sepse edhe sot jemi në kohën e grave të forta shqiptare që nuk mposhten asnjëherë,” tha Smaja.
Ajo shtoi se “Balukeprera” është një prej këngëve që e ka prekur që në momentin e parë dhe që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.
“Është një nga ato këngët që kanë hyrë në zemrën time që në momentin e parë dhe do të ngelë gjithë jetën. Të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare janë të forta,” u shpreh artistja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




