Rezoluta e PS për korrupsionin, Balla: Të ndahemi përfundimisht nga epoka e vjetër, mos valëvisni foton e non gratës

Politikë | 2 vite më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka konsideruar rezolutën si një mjet më shumë për të luftuar korrupsionin dhe ndarë njëherë e mirë epokën e vjetër të pandëshkueshmërisë. Për ministrin Balla koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund dhe se të gjithë aktorët duhet të fokusohen në luftimin e  fenomenit të korrupsionit.

Balla ka ironizuar edhe valëvitjen e fotos së Sali Berishës nga deputetë të opozitës gjatë kohës që kryeministri Rama po fliste mbi rezolutën. Balla tha se non grata është shembulli i akuzës së minimit të demokracisë përmes akteve korruptive.

“Nuk ka pamje me qesharake për opozitën kur Kuvendi në angazhimin e përbashkët për reformat kundër korrupsionin dhe sundimit e ligjit dhe kryeministri flet mbi rezolutën disa prej deputetëve të pozitës valëvisin një fotografi të shëmtuar të një personi të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe me përmbajtjen “akte korruptive që kanë minuar demokracinë”. Ai në fotografi është në akuzë zyrtare për korrupsion nga drejtësia. Rezultatet e arritura deri tani kontribuojnë në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë. Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër. Duhet të thellojmë këtë revansh të nisur dhe ndarë mes njëri tjetrit ndërgjegjësinë se kjo I shërben si vlerë e shtuar e procesit të anëtarësimit në BE.

Këtu besoj se ka nga opozita se bashkëndajnë vlerësimin tonë se në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë politikanë të paprekshëm dhe të fortë lagjesh mbi ligjin. Nuk ishte e largët dita kur prej të dy racave i shmangeshin drejtësisë, më keq akoma i ndalonte policia, ngrite akuza prokuroria pro gjykata I nxirrte nga dera e pasme pas pagesës në tregun e gjësë së gjallë. Është jetike për vendin  dhe për të ardhmen për thellimin e luftës ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet duke vendosur në fokusin e shoqërisë shqiptare dhe institucioneve të shtetit ku një rol të rëndësishëm merr edhe policia e shtetit. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet kryesore, goditja kundër grupeve të forta kriminale do intensifikohen çdo ditë”, tha Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme