Rihapja e Alcatrazit, në SHBA hapet debati mbi koston marramendëse të burgut të famshëm

Amerikë | 1 vit më parë

Drejtuesi i zyrës së Menaxhimit dhe të Buxhetit, Russell Vought ka mbrojtur propozimin e presidentit Donald Trump për të rihapur burgun e famshëm të Alcatrazi edhe pse administrata ka bërë thirrje për të ulur shpenzimet, duke thënë se disa kosto të reja janë të justifikuara.

I pyetur nëse rihapja e Alcatrazit, e cila mund të kushtojë miliarda dollarë, pasqyron një standard të dyfishtë brenda administratës, Vought u përgjigj nga Shtëpia e Bardhë se “ne kemi një plan për të bërë kursime aty ku duam të bëjmë kursime, dhe ka zona ku ndjehemi se mund të shpenzojmë”

“Po përpiqemi ne zvogëlojmë deficitin dhe zvogëlojmë borxhin”, tha Vought por shtoi se nuk do të thotë se “do të duhet të trajtojmë çdo dollar ose të shkurtojmë në të njëjtën mënyrë. ”

Ndërkaq, prokurori i Përgjithshëm Pam Bondi dhe Sekretari i Brendshëm Doug Burgum pritet të vizitojnë burgun e famshëm, transmeton CNN.

Burgu i Alcatrazit i njohur për arratisjen spektakolare ndodhet në një ishull të vogël në brigjet e San Franciskos dhe dikur strehonte disa nga kriminelët më të rrezikshëm në vend.

Nga ana e tij, presidenti Trump hodhi idenë e rindërtimit dhe rihapjes së Alcatrazit rreth dy muaj më parë.

“Më vjen mirë që sekretarët janë atje për të marrë në dorë situatën” tha  Vought.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme