Rijetëzimi i kullave tradicionale në Kukës: Kulla 180-vjeçare e familjes Domi drejt bujtinës turistike

Kulturë | 6 muaj më parë

Shumë banorë të zonave rurale presin të bëhen pjesë e projektit për rijetëzimin e kullave tradicionale, duke i kthyer ato në bujtina dhe duke i dhënë një tjetër zhvillim turizmit malor.

Një prej tyre është familja Domi nga Malqeni, e cila synon të aplikojë për ta shndërruar kullën e tyre 180-vjeçare në një bujtinë mikpritëse për vizitorë vendas dhe të huaj.

Pronari i kullës, Altin Domi, u shpreh për RTSH: “Do aplikojmë për bujtinë edhe do shohim se çfarë mund të bëjmë me të. Është shkollë e vjetër nja 170-180 vjeçare. U bë kërkesa dhe tani ta shohim për ta rinovuar këtë kullë. Këtu kanë kaluar shumë breza, gjithë familja dhe fisi.”

Më e moshuara e familjes Domi kujton se në këtë kullë kanë jetuar deri para 25 vitesh, ndërsa sot shpresojnë që ajo të marrë sërish jetë përmes turizmit dhe mikpritjes tradicionale.

Në fshatin Malqene ndodhen gjashtë kulla shumëvjeçare, të cilat pritet të rikthehen në bujtina, duke ruajtur historinë dhe identitetin e zonës, por edhe duke nxitur zhvillimin ekonomik.

Kryeplaku i fshatit, Brahim Domi, thekson se rijetëzimi i kullave shihet si një mundësi për të mbajtur gjallë jetën në fshat dhe për të krijuar më shumë të ardhura për banorët.

Gazetare: Sh. Elezaj
/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme