Rinovimi i pallateve në Memaliaj, investimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë

Aktualitet | 5 muaj më parë

Rreth 200 familje në Memaliaj po jetojnë tashmë në kushte më të mira banimi, falë investimit të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Memaliaj.

Projekti ka përfshirë izolimin termik dhe restaurimin e disa pallateve me sistemin kapot, duke përmirësuar jo vetëm efikasitetin energjetik të ndërtesave, por edhe pamjen e tyre të jashtme.

“Komuniteti të cilët tashmë kanë përfituar realisht janë të kënaqur pasi përtej pjesës estetike që ofrojnë këto pallate janë edhe kushtet kushtet e jetesës të cilat gjatë dimrit ato kuptohet që janë më të ngrohta gjatë verës janë më të freskëta po kemi zgjidhur dhe një nga problemet kryesore të qytetit cili është izolimi izolimi i pallateve pasi kuptohet që pallatet janë pallate të vjetra dhe kanë një amortizim dhe të gjitha kishin kishin pothuajse lagështinë”, tha Albert Malaj Kryetar i Bashkisë Memaliaj.

Sipas Malajt, janë hartuar tashmë plane konkrete për ndërhyrje të tjera, me synimin që një numër edhe më i madh familjesh të përfitojnë nga përmirësimi i kushteve të banimit.

Investimi në izolimin dhe restaurimin e pallateve është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e qytetit, duke i dhënë Memaliajt një pamje më të kuruar dhe duke ofruar standarde më të mira jetese për banorët.

Gazetare: L. Koçiu    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme