Risia, ndeshje të Bundesliga 3 dhe Regionalliga Bayern do të arbitrohen nga kryesorë japonezë  

Gjermani | 1 vit më parë

Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se disa takime të Bundesliga 3 dhe Regionalliga Bayern do të gjykohen prej dy arbitrave nga Japonia. Në njoftim thuhet se kreyesorët e FIFA-s, Koki Nagamine dhe Yusuke Ohashi do të arbitrojnë disa takime në kuadër të një bashkëpunimi të lidhur mes Federatës Gjermane të Futbollit dhe Federatës Japoneze të futbollit.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje arbitrat gjermanë, Martin Petersen dhe Florian Badstübner mundën që të gjykonin në disa ndeshje të kampionatit dhe kupës në Japoni.

Sa i përket arbitrave nga Japonia, Federata Gjermane e Futbollit ka bërë me dije se i ka besuar në total 8 ndeshje dhe se komunikimi mes tyre dhe futbollistëve do të bëhet në gjuhën angleze.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme