Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli në Brazil

Dy legjenda të futbollit brazilian, Ronaldo Fenomeni dhe Roberto Carlos, kanë blerë një ekip brazilian të nivelit të tretë: Inter de Limeira, me seli në qytetin e Limeira në shtetin e São Paulo. Është një klub historik, i themeluar në vitin 1913, dhe qëllimi është ta kthejnë atë në krye të futbollit brazilian.
Nuk është e pazakontë të shohësh ish-kampionë që investojnë burimet e tyre financiare duke u bashkuar me një klub, ndoshta edhe duke blerë aksione. Këtë herë është radha e dy ish-legjendave braziliane të futbollit: Fenomeni Ronaldo dhe Roberto Carlos. Të dy janë pjesë e një grupi investitorësh që blenë 80% të aksioneve të Inter de Limeira.
I quajtur me nofkën Gjigandi i Limerias, ky klub u themelua në vitin 1913 dhe ishte shumë i rëndësishëm në shtetin e São Paulo. Lulëzimi i tij ishte në vitet 1980, kur fitoi kampionatin Paulista dhe Serie B braziliane. Megjithatë, vitet 1990 dhe 2000 ishin të vështira, me disa rënie nga kategoria. Inter de Limeria aktualisht luan në Serie C të Brazilit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




