Ronaldo: Nuk do të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube

Futboll Bota | 1 vit më parë

Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube. Pavarësisht lajmeve të fundit për pjesëmarrjen e tij, sulmuesi portugez e shpjegoi situatën personalisht gjatë konferencës për shtyp në prag të finales së Ligës së Kombeve midis Portugalisë dhe Spanjës:

“Në këtë moment nuk ka kuptim të flasim për asgjë tjetër përveç ekipit kombëtar. Ka pasur shumë kontakte, por duhet të mendojmë në planin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Mos shkuarja në Kupën e Botës për Klube është një vendim që praktikisht e kam marrë, por kam pasur shumë ftesa”.

Lamtumira nga Al-Nassr duket e paevitueshme, por ende nuk është e qartë se cila do të jetë sfida e radhës për kapitenin e Portugalisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme