Ronaldo: Nuk e shes Valladolid, vlen më shumë se 85 milion

Spanjë | 6 vite më parë

Pas më shumë se një viti, Luis Nazario de Lima (Fenomeni Ronaldo) u paraqit para gazetarëve në një konferencë shtypi për të folur në lidhje me Real Valladolidin e tij dhe thashethemet se ata do të donin një shitje të afërt të klubit që ai zotëron: “Për momentin nuk ka asgjë dhe nuk kam ndërmend të shes klubin. Nuk ka pasur një ofertë të vërtetë, megjithëse ka pasur një farë qasje. U deshën dy vite e gjysmë për të arritur atje ku jemi dhe çfarë dua, është të lëmë një trashëgimi të rëndësishme. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe kur ka diçka specifike do t’ju bëj të ditur. Tani për tani, thashethemet shërbejnë vetëm për të hutuar mjedisin, tifozët dhe në këtë moment nuk është e saktë. Synimi im ishte të qëndroja këtu për pesë vjet, por për të lënë një kujtim të mirë do të duhet të qëndroj për katër të tjerë. A ka vlerë klubi 85 milion? Për atë që po bëjmë vlen shumë më shumë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme