Roskovec/ Plagosi me drapër babain e ish-partneres, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshohet se plagosi me drapër një 67-vjeçar, babain e ish-partneres gjatë një konflikti në fshatin Suk të Roskovecit. I dyshuari kishte shkuar në banesën e viktimës, duke shkelur edhe urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30. Sipas policisë, shtetasi B. B., 52 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e këtij të fundit.
Autori i dyshuar u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec. Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Roskovec/ Plagosi me mjet prerës (drapër), një 67-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi B. B., 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. G., 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë. Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec. Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



