Rregullat e reja të kredive, synohet mbrojtja e qytetarëve nga borxhet dhe “shëndeti” i bankave
Nga 1 korriku 2025, Banka e Shqipërisë do të vendosë rregulla të reja për mënyrën se si bankat në vend do të japin kredi për blerjen e një banese.
Masat e reja kanë për qëllim të mbrojnë qytetarët nga mbingarkesa me borxhe si dhe të ruajnë stabilitetin e sistemit bankar.
Për ekonomistin Elvin Meka, rregullat adresojnë sinjalet e para të një ekspozimi të mundshëm të sistemit bankar në të ardhmen.
“Sigurisht BSH i takon detyra të angazhohet e të marra masa të tilla që kufizojnë rritjen e shpejtë të këtij ekspozimi”, tha ai.
Për ekspertin, masat nuk pritet të frenojnë kredimarrjen në vend.
“Do përpiqet ta moderojë, të mos kemi më atë rrije relativisht të fortë që u u re në 2-3 vitet e fundit“, shtoi eksperti.
Sipas kufizimeve të reja, bankat nuk do të mund të japin më shumë se 85% të çmimit të pronës, pra klienti do të duhet të sigurojë vetë të paktën 15%.
“Nëse nuk vendosen kufizime të tilla të kredisë, bëhet gjithnjë e më e rrezikshme mundësia ose parashikimi apo planifikimi i aftësisë paguese të klientit”, u shpreh Meka.
Gjithashtu, kësti mujor i kredisë nuk mund të kalojë 40% të të ardhurave dhe në disa raste, edhe më pak.
“Vlerësohet si një kufi optimal i mundshëm. Jemi dhe brenda standarteve ndërkombëtare me qëllim të mos kompromentojmë atësinë paguese të klientit, por edhe të mos kompromentojë cilësinë e jetës së klientit”, sqaroi eksperti në fjalën e tij.
Gjithashtu, sugjerohet që afati i kredisë të mos jetë më i gjatë se 30 vite apo më gjatë se mosha e pensionit të kredimarrësit.
Për Mekën, rregullat e reja nuk parashikohet që të komprometojnë qasjen e klientit shqiptar ndaj dëshirës për t’u bërë pronarë nëpërmjet marrjes së një kredie.
Gazetar: Omer Saraçi
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




