Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimal

Aktualitet | 12 muaj më parë

Situata përgjatë shtratit të lumit Vjosë mbetet kritike, pasi niveli i ujit ka arritur kuota shqetësuese, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme.

Sipas raportimeve të RTSH 24, kuota aktuale e lumit Vjosë është 8 metra, duke arritur kapacitetin mbi maksimal.

Nëse prurjet vazhdojnë me këto ritme, ekziston rreziku real që të preken dhe të përmbyten banesa të tjera në zonat rreth lumit.

Deri më tani, është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e tokave bujqësore, të cilat tashmë janë nën ujë.

Megjithatë, një shenjë lehtësimi vjen nga prurjet e sipërme të lumit. Prurjet në zonat e Memaliajt dhe Përmetit kanë shfaqur një tendencë në ulje, duke lënë të shpresohet për një stabilizim të situatës në vijim.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën orë pas ore dhe për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme