Rreziqet politike pengojnë Machadon nga ceremonia e Nobelit, Komiteti konfirmon sigurinë e saj

Botë | 11 muaj më parë

Komiteti i Nobelit ka deklaruar se laureatja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado është e sigurt por nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Pas konfuzionit nëse ajo do të shkonte në kryeqytetin norvegjez apo do të merrte pjesë në këtë ngjarje, Komiteti i Nobelit tha këtë mëngjes se ajo “do të jetë me ne në Oslo”, pa specifikuar afatin kohor ose pa konfirmuar ndonjë detaj.

“Laureatja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado, ka bërë gjithçka që mundi për të ardhur në ceremoninë e sotme. Një udhëtim në një situatë rreziku ekstrem. Edhe pse ajo nuk do të jetë në gjendje të arrijë në ceremoni dhe në ngjarjet e sotme, jemi thellësisht të lumtur të konfirmojmë se ajo është e sigurt dhe se do të jetë me ne në Oslo”, thuhet nw njoftimin e Komitetit tw Nobelit.

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado wshtw shfaqur vetwm njw herw nw publiki qw muajin gusht tw 2024-ws, pas pwrballjes sw tensionuar me presidentin Nicolas Maduro.

Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës ka deklaruar se Machadodo të konsiderohej një “e arratisur” nëse do të largohej nga vendi për të pranuar çmimin.

Machado e ka akuzuar Maduron për vjedhjen e zgjedhjeve të korrikut 2024 në Venezuelë, nga të cilat ajo u përjashtua. Pretendimi i saj mbështetet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.

Ceremonia e Oslos përkon me një grumbullim të madh ushtarak amerikan në Karaibe në javët e fundit dhe sulme vdekjeprurëse ndaj atyre që Uashingtoni i quan anije që kontrabandojnë drogë. Maduro ka thënë se qëllimi i operacioneve amerikane – të cilat Machado i ka thënë se janë të justifikuara – është rrëzimi i qeverisë dhe sekuestrimi i rezervave të naftës së Venezuelës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme