Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Kryeparlamentarit Niko Peleshi
Parlamenti ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi. Me 79 vota pro dhe 10 vota kundër, është rrëzuar kërkesa e depozituar nga opozitarët për të shkarkuar Peleshin.
Nga ana e saj opozita ka kontestuar hedhjen në votim pa debat të kërkesës së tyre.
Kryeparlamentari Niko Peleshi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj kërkesës së opozitës për shkarkimin e tij. Peleshi deklaroi se shkaku i vërtetë i kësaj kërkesë është fryma antagoniste përçarëse, dhe jo shkelja e rregullores apo Kushtetutës.
Peleshi theksoi se reagimi i opozitës përmes mocionit për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Kuvendit, nuk është asgjë më shumë se sa vendosja e kryeparlamentarit në presionet e së shkuarës.
“Shkaku i vërtetë i kësaj procedure, nuk jam unë, Nuk është favorizimi i një krahu politik. Në dy seancat e fundit, mazhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minuta të opozitës. 60% e kohës ishte e opozitës. Shkak, fryma antagoniste e përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë. Nuk është shkelje e rregullores apo Kushtetutës. Ajo është etiketa e përdorur gabim. Rregullorja s’të lejon të fyesh, shash akuzosh, bllokosh foltoren e pengosh fjalën e deputetëve”, deklaroi Peleshi.
Ky i fundit, garantoi se në punën e tij si kryeparlamentar do të përpiqet maksimalisht që parlamenti shqiptar t’i ngjasojë parlamenteve të vendeve europiane. Peleshi mbylli fjalën e tij, duke shtuar se në 13 mandatet e fituata, nuk ka deniguar e fyer askënd dhe se ka respektuar gjithnjë Kushtetutën e vendit dhe Rregulloren e Parlamentin.
“Në jetën time politike s’kam denigrues askënd, s’kam fyer e shpifur. S’kam shkelur mbi personalitetin e askujt. Kam drejtuar 13 fushata politike e kam fituar 13 herë. Besoj se suksesin në politikë se ka kusht denigrimin”, tha Peleshi.
Ndërkohë 36 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan shkarkimin e Peleshit, pasi sipas tyre, ai ka kryer shkelje të rënda duke bërë që Kuvendi të humbasë rolin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




