Rriten denoncimet për dhunën në familje në Devoll, 35 raste gjatë 2024

Sociale | 2 vite më parë

Rastet e dhunës në familje në bashkinë Devoll edhe gjatë këtij vitit kanë qenë prezente. Ajo që vihet re është një rritje e ndërgjegjësimit për denoncimin e këtij fenomeni.

Koordinatorja e dhunës në familje në bashkinë Devoll, Ariana Hoxhallari, bën me dije se krahasuar me një vit më parë, në polici janë denoncuar më tepër raste për të cilat janë marrë më pas masat sipas parashikimit të ligjit

“Krahasuar me 2023 kemi rritje të numrit të denoncimeve në komisarit. Në 2023 kishim 27 raste të denoncuar, ndërsa në 2024 kemi 35 raste të denoncuar. Rastet janë pajisur me urdhër mbrojtje.  Një herë në 60 ditë bëhet monitorimi i viktimave të dhunës për të parë nëse është shkelur apo jo urdhri i mbrojtjes”, u shpreh Hoxhallari.

Hoxhallari thotë se sa i takon këtij fenomeni, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese.

Me ndryshimet ligjore që prej vitit 2020, pas denoncimit të rastit, dhunuesi largohet menjëherë nga banesa, duke frenuar kështu këtë fenomen

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme