Rriten qiratë e banesave në Shkodër – Një apartament i kategorisë A 400-600 euro, Agjentët: Do të vijojë rritja

Sociale | 11 muaj më parë

Çmimet e qirave të banesave në qytetin e Shkodrës kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit, duke vështirësuar gjetjen e një apartamenti për shumë familje dhe të rinj. Sipas agjencive imobiliare, kërkesa e lartë për banesa me qira, veçanërisht në zonat qendrore, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve, të cilat variojnë nga 400-600 euro kategoria A. Ndërsa për banesat më të thjeshta, të cilat nuk janë të investuara apo të mobiluara plotësisht, qiraja mujore varion nga 25 mijë deri në 35 mijë lek në varësi të zonës dhe kushteve të apartamentit.

“Një pallat i ri i arreduar dhe i investuar ne qendër kategoria A shkon 400-600 euro. Ndërsa në periferi dhe shtëpitë janë të pa investuara qiraja varion nga 25 mijë lek të reja deri në 35 mijë lek të reja”, u shpreh Armando Lohja, agjent imobiliar.

Klientët që kërkojnë banesa me qira ndahen kryesisht në dy kategori.

“Klientët janë dy kategori si kategoria A që janë qytetar shkodran apo shqiptar nga vende të ndryshme që vijnë për të banuar në Shkodër për efekt punësimi dhe kategoria tjetër janë të huajt”, tha ai.

Ndërkohë, agjentët e sektorit imobiliar parashikojnë se kjo tendencë mund të vijojë edhe në muajt në vijim.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme