Rritet bilanci i viktimave nga tërmetet tragjike në Venezuelë, shpëtohen 33 persona

Botë | 4 muaj më parë

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmetet që shkundën Venezuelën të mërkurën e 24 qershorit, duke shkuar në 1,450 viktima.

33 persona arritën të shpëtoheshin gjatë fundjavës nga ekipet e këkrim-shpëtimit, ndërsa këto të fundit po përballen me orët kritike për shpëtuar të tjerë të mbijetuar që mund të jenë nën rrënoja.

3,150 persona mbetën të plagosur nga dy tërmetet tragjike, ndërsa 774 ndërtesa janë shembur.

Më herët të dielën, UNICEF vlerësoi se 1.8 milion njerëz kishin nevojë për ndihmë humanitare pas incidentit, përfshirë 680,000 fëmijë .

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara vlerësoi gjithashtu koston e “dëmit të drejtpërdrejtë fizik” në 6.7 miliardë dollarë (5.1 miliardë paund) , ose rreth 6% të PBB-së së vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme