Rritet ndjeshëm numri i turistëve në Shqipëri. Tirana, një ndër qytetet që preferojnë më shumë
Tirana, është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të preferuar nga turistët e huaj. Numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, ndërsa kryeqyteti mahnit me ndërthurjen e traditës dhe modernes.
Tirana po zgjidhet gjithmonë e më shumë nga turistët e huaj si një prej qyteteve që duhet të vizitohet patjetër gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.
Grupet e turistëve vërehen në qendër të Tiranës, aty ku janë të përqendruara edhe më shumë Monumentet e Kulturës. Shumë prej tyre e kanë vizitën e parë, dhe veç mikpritjes ajo që i impresionon është shkrirja e të vjetrës dhe të resë, që vërehet më shumë tek ndërtesat e reja dhe godinat historike.
Sipas operatorëve turistikë, kjo rritje e numrit të turistëve pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




