Rritja e numrit të të huajve në Shqipëri, IdentiTek shton kapacitetet për pajisjen me leje qëndrimi

Aktualitet | 2 muaj më parë

Rritja e numrit të të huajve që zgjedhin Shqipërinë për të punuar dhe jetuar, ka bërë që IdentiTek të shtojë kapacitetet e përpunimit të dokumenteve me qëllim pajisjen e tyre me leje qëndrimi.

“Kemi dhe një shtim të kërkesave për lejeqëndrimi nga shtetasit e huaj që jetojnë edhe punojnë në Shqipëri për arsye të ndryshme. Mund të ketë pensionistë, mund të ketë nga ata që punojnë apo kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri. Ne jemi përgatitur në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit për të pritur këto lloj aplikimesh dhe këtë lloj rritje të shifrave të aplikimit. Ne tashmë i kemi zyrat tona pranë drejtorive vendore të Policisë Kufitare. I kemi të hapura në të gjitha ditët e javës. Ka qenë vetëm dy ditë në javë, tani ofrohet shërbimi në pesë ditë në javë”.

Në muajin shkurt të këtij viti, u rishikua Ligji ‘Për të Huajt” për rregullimin dhe qartësimin e procedurave të aplikimit online për vizë dhe leje qëndrimi/unike, duke lehtësuar procesin për aplikuesit dhe qartësuar më tej institucionet përkatëse të përfshira në procedurë.

Një element i rëndësishëm i rishikimit është edhe përcaktimi i kritereve të posaçme për përfitimin e lejes unike si punëtor shtëpie.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme